Koronavirusi nuk po e ndal hovin e reperit.
Capital T padyshim është një nga artistët më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare, reperi i cili vetëm javë më parë publikoi këngën ‘Flex’ ka një tjetër lajm të mirë për fansat e tij.
Ai me anë të një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram njofton se kënga e re e cila mban titullin ‘Flawless’ publikohet javën që vjen.
Kujtojmë se reperi vetëm se ka përfunduar punimet për albumin e tij ‘Skulpturë’ dhe pas stabilizimit të situatës aktuale pritet lansimi edhe i albumit.