Butrint Imeri ka ndjekur shembullin e disa kolegëve të tij, për të dhuruar iftare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtari ka bërë të ditur se bashkë me një “Fast Food” në kryeqytet do të dhurojnë 100 iftare për familjet në nevojë.
Ai pyeti ndjekësit që t’iu ndihmojnë në përzgjedhjen e familjeve që kanë nevojë, të cilave do t’i dhurojnë iftar.
“Le t’i ndajme te mirat se bashku!”, janë fjalët e Butrintit para se të bëjnë gjestin human.
Për ndryshe, ditë më parë, reperi Capital T ka shtruar iftar për kuzhinën e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, madje ishte i pranishëm gjatë shpërndarjes së ushqimit.