Me një dukje të veçantë – Tayna paralajmëron klipin e ri?

0
Me një dukje të veçantë – Tayna paralajmëron klipin e ri?
Gjigandi

Reperja e njohur, Tayna është drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore.

Derisa po vazhdon të jetë aktive me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore, reperja nga Prizreni nuk e ka ndalur punën për këngë të reja.

Prej muajsh ka paralajmëruar albumin muzikor, që do të jetë i pari në karrierë, megjithatë ajo me sa duket shumë shpejt do të sjellë këngën më të re.

Foto: Tayna/Instagram

RonaTyra

Përmes disa fotove të reja që duket të jenë të shkëputura nga videoklipi i këngës, krijuesja e hitit “Columbiana” dukje tejet atraktive dhe me një stil të veçantë të veshjes dhe flokëve.

“Për kënd ‘S’du me ni”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazhit, duke lënë të kuptohet se është pjesë nga projekti më i ri.

Foto: Arber Bytyqi/Instagram

Për makijazhin e reperes u përkujdes grimeri i njohur, Arbër Bytyqi, i cili gjithashtu ndau disa imazhe të tjera të saj me të njëjtën dukje.

Ndërkaq, të shumta ishin edhe komentet e fansave dhe miqve të saj, të cilët me padurim presin një këngë të re nga ajo.

Foto: Arbër Bytyqi/Instagram

Rikujtojmë që “Pijetore” në bashkëpunim me Cricket është projekti i fundit i Taynas që u lansua në dhjetor të vitit të kaluar.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu