Këngëtari Butrint Imeri ka paralajmëruar vazhdimisht fansat e tij për diçka të re që do ta sjell gjatë pandemisë se COVID-19
Këtë ai e ka paralajmëruar me disa foto që ka postuar në rrjetet sociale, ku edhe ka folur për këtë projekt të tij të ri.
“E shtunë ora 22:30, @Televizioni 7”, ka shkruar Butrinti duke paralajmëruar kështu surprizën e tij që do ta realizojë në bashkëpunim me Televizionin 7.
Butriti njihet për inovacionet e tij në këngë dhe stilin e tij interesant.
Ç’është e vërteta Butrinti edhe më parë e ka paralajmëruar realizimin e disa këngëve dhe këtë vit ishte në plan të lansojë ato, por pandemia e COVID-19 ka bërë që ato të shtyhen për një kohë të pacaktuar.