Shqipëria nuk arriti të bëhet pjesë as e listës së Britanisë së Madhe, e cila ka vendosur të heqë karantinën 14 ditore për shtetasit e mbi një duzine vendesh.
Pas bllokimit të bërë nga Gjermania e Austria, si dhe vetë fakti që nuk arriti të bëhej pjesë e rekomandimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria humbet dhe dritën jeshile të Londrës, të cilën e ka marrë nga ana tjetër Serbia.
Edhe pse në Beograd u shpall gjendja e jashtëzakonshme nga koronavirusi, dhe u rikthyen një sërë kufizimesh, kjo nuk i ka ndaluar autoritetet britanike që të bëjnë lëshime për qytetarët e saj.
Në listën angleze figuron edhe Kroacia, Italia, Greqia, Franca, Spanja etj.