E ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e sotme, Bora Zemani është vendosur përballë panelit të gazetarëve të vegjël, në një intervistë si asnjëherë tjetër. Përveçse një vajzë në karrierë që ka shumë për të folur për anën profesionale, Bora është një mama shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj, Arborit.
Sot Arbori është 5 vjeç dhe është bërë si një shok për moderatoren, por kur e ka sjellë në jetë ajo ka qenë vetëm 22 vjeçe dhe e mbushur me frikëra e pasiguri. Frikën e saj më të madhe gjatë shtatzënisë, Bora e ka rrëfyer para fëmijëve.
Ashtu si çdo vajzë e re, periudha e shtatzënisë ka qenë jo shumë e lehtë, mbi të gjitha sepse ajo sapo kishte nisur karrierën. Frika më e madhe e Borës ka qenë se ndoshta pas lindjes nuk do të mund t’i rikthehej rutinës së saj të mëparshme, duke qenë se vëmendja do të ishte e përqëndruar te djali.
Megjithatë, nuk ndodhi kështu, pasi Bora arriti t’i bënte të dyja gjërat me sukses. Me rritjen e djalit, ajo i është rikthyer televizionit dhe karrierës së saj.