Bon ton seksual, fjalë të pista dhe një shpullë

0
Gjigandi

Për të gjithë ju që nuk e dini fjala bon ton ose galateo do të thotë etikë ose sjellje që janë shumë të rëndësishme për shoqërinë. Etiketa nuk është vetëm një sjellje e hijshme, kur jemi në ndonjë mbrëmje apo vend të caktuar, por është respekti për tjetrin në çdo rast të ditës. E thënë ndryshe, është edukatë.

Puthjet

Të nisim duke thënë që gjuha nuk ka asnjë funksion nëse nuk kontrollohet. Duhet të dish të puthësh, nuk është aq e vështirë siç mendonim në tëtëvjeçare, por ka disa udhëzime që duhen ndjekur. 

Ne nuk jemi qenusha prandaj nuk duhet të lëpijmë fytyrat e njëri-tjetrit. Dakord mund të jeni kreativ,  por nëse hyn në vrimat e hundës me gjuhë ka një problem.

Pika dy përfshin vetëdijen për pasjen e dhëmbëve, vetëdije që nis që në fëmijëri. Atëherë pse ta harrojmë gjatë fazës së puthjes osë në veprime të tjera ku dhëmbët sjellin plagë ? ( seks oral)

RonaTyra

Mos ki frikë, përdore gjuhën, nxirre jashtë zonës së konfortit.

Rregulli i fundit është që të kujtojmë që puthja është bërë dhe nga buzët, prandaj duhet të jetë përfshirëse dhe e bukur. Është prezantimi juaj i parë, kini kujdes.

Veshët, qafa, shpatullat

Veshët janë një nga zonat me të ndjeshme të trupit tonë. Janë të ndjeshme ndaj puthjeve, ndaj frymëmarrjes, ndaj kafshimeve te pjesa ku shpojmë veshët. Shumë mirë. Bekime për veshët. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet të mbushen me pështymën “alla kërmill”. Nëse largohem nuk është se dua të përmbaj eksitimin, por sepse ma shpif pështyma e një të panjohuri në qafë.

Më pas, qafa dhe shpatullat, ndonjëherë edhe shpina, nuk janë opsionale. Janë zona që duhet të puthen, duan vëmendje, prekje, ngacim dhe përkëdhelje. Të duash të hysh në zonën e rëndësishme pa kaluar nga veshi, qafa, shpatullat, është si të ikësh në Kukës pa paguar 5 euro. Nuk bëhet, mësoni paralojën.

Duhet pasur parasysh dhe që personi para teje nuk është suxhuk Gjakove, prandaj nuk duhet ta kafshoh duke e dëmtuar ose duke lënë shenja të thithurash. Studimet e fundit kanë treguar që nëse le shenja mbas moshës 14 vjeçare, ke nevojë për ndihmë psikologjike.

Thithkat

Gjoksi është fantastik. Vajzat dhe gratë kënaqen kur marrin komplimente për dukjen pavarësisht madhësisë së tij. Fakti që iu pëlqën gjoksi nuk do të thotë që duhet të kapeni në thithka sikur jeni bebe 3 javore dhe nuk llogarisni dot kohën.

Anus

Anusi është një pikë shumë e rëndësishme. Nga ana psikologjike dhe shoqërore. Vajza: nuk mund të merrni liri të plotë me këtë pjesë të trupit të partnerit. Djema: nëse doni të kapni Himalajën duhet të stërviteni. Duhet të jesh i kujdesshëm, por dhe profesionist i zgjimit dhe nxehjes së muskujve. Nuk është se do kapësh majën pa e marrë vesh njeri, pa lajmëruar askënd, si një sadomazo i fshehur.

Seksi oral

Seksi oral tashmë i  përhapur si coronavirus, por për disa mbetet  një aktivitet kontrovers. Në fakt është e çuditshme që në shekullin 21, në kohën e Ëikipedia dhe YouPorn të mos kesh aftësi praktike, revolucionare dhe liridashëse të këtij veprimi. Disa janë diletantë me info të deformuara. Gëzimi oral, input ose output duhet të jetë i shëndetshëm, vibrant dhe përfshirës. Por pranë nesh ka vajza dhe gra që nuk duan të jenë të lëpira, vajza dhe gra që nuk lëpijnë, ndërkohë që burrat që nuk kanë qejf seksin oral, janë si gjelbërimi në Tiranë, paguan për të, por gjetja e tij është rebus.

SQARIM: Pornografia nuk është jeta reale. Pra në përditshmëri gratë nuk duan të mbysin veten me lengje biologjike, sikur nuk ka më të ardhme. Edhe nëse ju jeni një yll  i pazbuluar i kinematografisë porno, edhe nëse ka pasion, ekstazë e dashuri, kjo nuk është ligj. Mos harroni të silleni si një qytetar i civilizuar dhe i integruar në shekullin në të cilin keni lindur. Përdhunimi apo dhuna seksuale nuk janë qejf.

Feticizmi 

Nuk dua të hedh poshtë idelogji të krijuara prej shekujsh, “ Është e bukur ajo që të pëlqen” ose “ De gustibus non disputandum est” por nëse njihemi prej tre orësh  nuk do mahnitem kur të fillosh të më lëpish takat e këpucëve. Është një sjellje jo higjienike dhe ndoshta jo shumë erotike. Mund të  jem mistress, por dhe mund të mos jem. Nëse ke dyshime me lëpi vetëm gishtin e madh të këmbës, sepse mund të iki dhe të të lej vetëm me këpucët.

Fjalë të pista dhe një shpullë

Seks i egër, pasionant, më mbërthim fizik dhe bashkim trupash mund të jetë shumë i kënaqshëm, sidomos kur shoqërohet me dozën e duhur të eksitimit. Problemi ndodh kur që hërën e parë dikush të thërret “Kurvë” e ti mendon: “ Mami yt është kurvë” apo “Kush k. kujton se je ?” Edhe për goditjet e lehta gjatë seksit, vlen i njëjti rregull, duhet një lloj konfidence dhe njohje, prandaj mos rrihni partnerët tuaj.

Fërkime irracionale

         Fërkimet janë parfumi i jetës. Padyshim që sjellin kënaqsi por ka rregulla, sidomos nëse   keni humbur virgjërinë. Fërkimet e pafundme në pantallona sjellin irritime lëkure.

Flokët

Pasioni ëshë i bukur kur është i rrëmbyeshëm, i verbër, irracional dhe nuk kemi dyshime mbi këtë gjë. Kur jeni mbas nesh, duke ofruar atë virilitet mashkullor, është e bukur të jesh e kapur nga flokët, egër,  kështu ju duam. Por, prisni pak, sepse ne vajzat dhe gratë harxhojmë shumë para për të shtuar flokët, për t’u kujdesur për to, që të rriten, të shkëlqejnë, prandaj nuk duam të ngelim pa qime në kokë. Ok e adhurojmë që të bëjmë seks kafshëror, por nga ana tjetër nuk jemi fëmijë në kopësht që t’i shkulim flokët njëri-tjetrit.

Pyetjet mbas seksit

Të jemi të qartë, pyetjet mbas seksit janë të ndaluara. Mbas një seksi të mirë heshtja, klithmat apo cigarja janë perfekte. Edhe një bisedë spontane, ndonjë buzëqeshje edhe gudulisjet janë normale. Por jo pyetjet. Sidomos  klasikja “ Të pëlqeu”? Sipas teje më pëlqeu më shumë të shoh Familja Kuqezi, E diela Shqiptare apo séanca me ty ? Nuk e kupton vetë ? Pa merak nuk do të bëj të ndihesh keq duke të thënë që ta shpifte.

Por ka dhe me keq se kaq, sidomos kur vjen pyetja “ Erdhe ti ? “. Prandaj për të zbërthyër këtë mister që vazhdon qëkur ekziston njerëzimi, kuptoni që nëse përgjigja e kësaj pyetje nuk është e qartë atëherë përgjigja është JO.

Thënë kjo çdo praktikë seksualë që nuk dhunon, dëmton, cënon, jetën dhe lirinë e të tjerëve është e pranueshme. Mjafton të takohemi dhe të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Mjafton të themi atë që na pëlqen dhe atë që nuk na pëlqen. Megjithatë bon-toni seksual mund të jetë një fillim i mbarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu