Dafina dhe Elinel sjellin “Faj”

0
Dafina dhe Elinel sjellin “Faj”
Gjigandi

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Elinel kanë sjell për publikun bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Faj” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit R&B.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi Elinel.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

RonaTyra

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin dy artistët vijnë me një performancë interesante.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Si Dafina, ashtu edhe Elinel vazhdojnë të jenë dy emra mjaft eminentë në skenën e muzikës hip-hop dhe R&B.

Ata janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi Elinel është autor i një numri të madh tekstesh të këngëtares.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu