Princesha Beatrice u martua me fustanin e huazuar nga mbretëresha Elizabeth

0
Gjigandi

Princesha Beatrice, dasma e së cilës ishte planifikuar të zërë vend në pranverë të këtij viti, por u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se ka vendosur të mos e vonojë më martesën më Edoardo Mapelli Mozzin, dhe kështu çifti e ka kurorëzuar lidhjen të premten në një ceremoni private familjare në kishën “The Royal Chapel of All Saints” në Windsor.

Princesha 31-vjeçare, dukej një nuse e thjeshtë dhe mjaft elegante e veshur me fustanin e huazuar nga gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth, dhe i cili ishte dizajnuar nga Sir Norman Hartnell.

Por, fustani nuk ishte e vetmja gjë që Beatrice e kishte huazuar nga monarkja e Britanisë së Madhe. Siç e do tradita në dasmat mbretërore, nusja duhet të vë kurorë në ditën e saj të martesës dhe princesha Beatrice, e kishte zgjedhur kurorën të cilën Mbretëresha Elizabeth e kishte vënë në dasmën e saj më princin Philip, në vitin 1947.

Nuk janë ndarë shumë fotografi nga dasma private në familjen mbretërore, ndryshe nga martesat e mëparshme të cilat përveç numrit të madh të mysafirëve, shoqërohen edhe me një numër të madh të mediave dhe publikut të gjerë.

Por, e dimë që Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Duka i Edinburghut, që janë gjyshërit e nuses, ishin të pranishëm në ceremoninë martesore.

RonaTyra

Pallati Buckingham e ka konfirmuar lajmin e martesës, duke e zbuluar se ceremonia është zhvilluar sipas rregullave të Qeverisë së Britanisë së Madhe, të distancimit social.

Beatrice dhe Edoardo, njiheshin prej kohësh derisa e filluan lidhjen në tetor të vitit 2018. Ndërsa, çifti ishte fejuar në shtator të vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu