Bob Dylan publikon këngën “Profeti i rremë”, paralajmëron albumin e ri

0
Gjigandi

Kantautori amerikan Bob Dylan duket se e ka shfrytëzuar mirë kohën e izolimit nga pandemia, për të sjellë gjëra të reja për publikun.

Në llogarinë e tij në Facebook, Dylan ka nxjerrë këngën më të re të titulluar “Profeti i rremë”, ku edhe bën të ditur se më 19 qershor do të dalë albumi i tij më i ri “Rough and Rowdy Ways”.

Kohë më parë, ai publikoi këngën “Murder Most Foul” që ishte befasi e këndshme për adhuruesit e tij. Kënga e gjatë 17-minutëshe rrëfente vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi.

Edhe kënga “Profeti i rremë” ka gjurmët e Dylanit të ri, përveç tekstit, spikat zëri i veçantë dhe zhanri rok.

Albumi “Rough and Rowdy Ways” do të dalë në treg më 19 qershor.

RonaTyra

Kujtojmë që ditë më parë edhe rok bendi legjendar “Rolling Stones” publikuan këngën më të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu