Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

0
Gjigandi

Tregtuesit e kriptomonedhave panë këtë javë që çmimi i bitcoinit të rritej e të binte përpara se të tkurrej në 9,054 dollarë më 28 qershor sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Bitcoin e filloi javën e kaluar në pozita të forta me një vlerë prej 9,300 dollarësh dhe shkoi gjatë javës në 9,680 dollarë.

Por në orët e para të ditës së enjte bitcoin kishte rënë në 9,114 dollarë. Situata nuk u përmirësua aspak për bitcoin, i cili ra deri në 8,975 dollarë ditën e diele. Kjo vlerë është më e ulëta në një muaj dhe ishte hera e parë që bitcoini prek këtë vlerë që prej 27 majit.

E gjitha kjo sugjeron se bitcoini po has në vështirësi të kapërcejë kufirin e 10,000 dollarëve. Ky tavan është shumë i rëndësishëm për bitcoinin, sepse ka qenë vlera e tij në fillim të 2020.

Në mars, ashtu si shumica e tregjeve për shkak të pandemisë, bitcoini ra në vlera rekord. Pjesën më të madhe të humbjeve e ka rikuperuar tashmë dhe ka kaluar edhe mbi 10,000 dollarë disa herë, edhe pse nuk ka arritur ta mbajë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu