Biologu analizon situatën Covid në Shqipëri: Gjasat që të infektohesh, sot janë më të larta

0
Gjigandi

Biologu Et’hem Ruka ka analizuar situatën me Covid në Shqipëri, për të cilën thotë se është rënduar së tepërmi.

Në një shënim në rrjetin social, profesori shprehet se sot Shqipëria është përkeqësuar me 24%, në raport me datëb 21 maj, si dita më e mirë me 17% të sëmurë dhe 80% të të prekurve të shëruar nga koronavirusi.

Ruka vë në dukje se pavarësisht se në Tiranë zyrtarisht ka 677 persona pozitivë, kryeqyteti duhet të ketë një numër shumë më të lartë, pasi sipas tij ka dhe mjaft të prekur asimptomatikë.

Profesori gjithashtu thekson se është për të ardhur keq që ka persona që ende nuk e besojnë se virusi është i rrezikshëm dhe se shkalla e ndërgjegjësimit mbetet e ulët në mes të popullsisë.

Postimi i plotë:

RonaTyra

1 KORRIK 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE

Situata e pandemise po vjen duke u renduar. Infektimet ditore jane rritur, po ashtu dhe humbjet e jeteve. Ka disa jave qe numri i te infektuarve ditore eshte shume me i madh se ai i te sheruarve, cka tregon se nje i infektuar infekton gjithmone e me shume subjekte te shendetshme.

Sot perqindja e te sheruarve eshte 56%, ajo e te semurve aktive 41% dhe e atyre qe kane ndruar jete 3%. Kjo do te thote qe ne raport me daten 21 maj, si dita me e mire me 17% te semure dhe 80% te sheruar, sot jemi perkeqesuar me 24%. Per te ardhur keq!!!!

Ka shume qytetare qe nuk e besojne ende se ka nje virus te rrezikshem ne qarkullim. Shkalla e ndergjegjesimit per rrezikshmerine mbetet e ulet. Ne Tirane zyrtarisht jane 477 individe pozitive, por ne fakt (sipas meje ka shume individe te infektuar asimptomatik) jane shume e shume me teper. Kjo ben qe gjasat e infektimit per individet e tjere te shendetshem jane rritur edhe me shume.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu