BimBimma iu sugjeron fansave zgjidhjen ideale për ata që po kanë probleme me veshët gjatë vënies së maskave

0
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa nuk mungojnë edhe postimet e ndryshme motivuese për fansat.

Duke qenë se ndodhemi në një kohë pandemie globale me masa të rrepta preventive, qytetarët e Kosovës në bazë të vendimit të ri të qeverisë, nuk mund të dalin në rrugë pa maska.

Një problem që rëndom u paraqitet njerëzve që bartin maskë është ai me veshët, pasi maska duhet varur në vesh që të qëndrojë dhe me këtë rast shkakton pak “mpirje” të tyre.

RonaTyra

E për të gjetur mënyrën se si të shpëtojë nga kjo, BimBimma duket se ka gjetur një mënyrë interesante për t’i shpëtuar kësaj situate.

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku tregon se maskën e tij e ka lidhur me një karficë në pjesën e pasme, nga ku nuk do të ketë nevojë që maska të varet në veshët e tij.

“Që mos të ju bëhen veshët llapoq”, ka shkruar me shaka reperi, duke u sugjeruar fansave në mënyrë satirike vënien e maskës në këtë formë. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu