Dua Lipa dhe këngëtarë të tjerë befasojnë studentët amerikan gjatë ceremonisë së diplomimit

0
Gjigandi

Ylli muzikor performoi virtualisht përkrah Alicia Keys, Pharrell Williams dhe Jonas Brothers ndërsa studentët amerikanë shënuan fundin e studimeve.

Dua Lipa ishte në mesin e yjeve të ‘A List’ që ndihmuan studentët amerikanë të festojnë diplomimin në mes të pandemisë së koronavirusit, shkruan Mirror.

Ylli 24-vjeçar që po kryeson top listat muzikore ishte pjesë e një kasti të famshëm të yjeve që morën pjesë në ‘Graduate Together: America Honors the High School Class of 2020’  të Shtunën.

Koncerti i cili zgjati një orë u organizua për të ndihmuar studentët amerikanë të festojnë diplomimin e tyre pasi grumbullimet në të gjithë Amerikën u anuluan për shkak të shpërthimit të virusit COVID-19.

RonaTyra

E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe dhe xhinse të bardha me bel të lartë, Dua këndoi ‘Break My Heart’, ndërsa video të studentëve që kërcenin përfshiheshin në shfaqje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu