Bihter dhe Behlul, sërish bashkë pas 9-vjetësh. Sa do paguhen për serialin e ri?

0
Gjigandi

Vetëm pak javë më parë, lajmi se dy aktorët e famshëm të serialit “Dashuri e ndaluar”, Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ do të luajnë sërish bashkë në një serial, ka gëzuar të gjithë fansat. Pas 9-vjetësh në serialin kur aktorët luanin rolin e Bihterit dhe Behlulit, pritet që suksesi të përsëritet, por me përmasa edhe më të mëdha.  

Mediat turke kanë shkruar së fundi se Beren dhe Kivanç kanë firmosur kontratën me produksionin për të nisur nga puna së shpejti. Diskutimet për kontratën kanë nisur prej disa kohësh, por vetëm tani duket se gjithçka do të shkojë drejt finalizimit.

E pyetur në një intervistë të saj të fundit, në programin “Let’s Talk”, Bihter ka thënë për partnerin e saj në “Dashuri e ndaluar”, se i kishte pëlqyer ideja që të luante sërish me Kivanc-in, madje ai i duket “hot” si aktor.   

Po sa do të jetë pagesa? Edhe kjo, natyrisht, e majme. Mendohet se për Tatlıtuğ, pagesa për serial të jetë rreth 160 mijë euro.

Seriali, i cili ende nuk ka një emër për publikun, do të transmetohet në Netflix.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu