Javën e kaluar ajo u bëri thirrje fansave të saj që të nënshkruanin një peticion duke kërkuar drejtësi për George Floyd, njeriu me ngjyrë që vdiq pasi një oficer i policisë në Minneapolis ia vendosi gjurin në qafë për gati nëntë minuta, shkruan DailyMail.
Të mërkurën, pasi Prokurori i Përgjithshëm i Minesotas, Keith Ellison njoftoi se oficeri tani është i pushuar nga puna dhe se Derek Chauvin do të përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tre oficerë të tjerë, Beyonce duket se iu përgjigj lajmit në një postim në Instagram.
Superyllit i pop-it, 38 vjeç, ndau me ndjekësit një imazh ku shfaq njerëzit duke marshuar në mes të rrugës.
Në atë imazh shkruan ‘Bota u bashkua për George Floyd. Ne e dimë se ka një rrugë të gjatë përpara”.
Ndër të tjera, ishin fjalët: ‘Le të mbetemi të bashkuar dhe të përqendruar në thirrjen tonë për drejtësi të vërtetë “.
Beyonce e la foton të flasë vetë dhe nuk shtoi asgjë në mbishkrim.
Në postimin që e bëri të premten në rrjete sociale, Beyonce u shpreh e lënduar dhe zemëruar për vdekjen e George Floyd më 25 maj.