Ylli i muzikës pop Beyonce me nënën e saj, Tina Knowles Lawson i janë bashkuar iniciativës për testimin e Covid-19 në qytetin e tyre të lindjes, Houston, Texas.
Fushata #IDIDMYPART, që zhvillohet këtë fundjavë, synon të sjellë vetëdijen për testimin ditor në dispozicion në një qendër mjekësore lokale.
” Fushata gjithashtu do të sigurojë maska falas, dorëza, pajisje shtëpiake dhe 1000 teste falas “të administruara në kushte të sigurta”, sipas një deklarate.
“Virusi po shkatërron komunitetin me ngjyrë, kështu që ne kemi nevojë për lëvizje për t’i dhënë përparësi shëndetit tonë,” tha Knowles Lawson, raporton BBC..
Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë se 33% e njerëzve që janë dërguar në spital me virus janë afrikano-amerikanë, por vetëm 13% e popullsisë amerikane është afrikano-amerikan.