Moderatorja Alma Çelaj ka treguar disa sekrete nga jeta e saj private, që askush nuk i dinte më herët.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo rrëfeu se së fundmi ka bërë një tatuazh, i cili ka dalë në pah me foton e fundit ku shfaqet me rrobabanjo.
Moderatorja u shpreh se e ëma e ka kritikuar për tatuazhin dhe i ka kërkuar llogari duke i thënë:
“Kjo është mënyra më e mirë për t’më treguar tatuazhin?”
“Mami kur e pa më mori direkt në telefon dhe më tha çfarë është kjo gjë. Sa mirë do të ishte sikur mami të mos e kishte vënë re. Mori në telefon dhe tha kjo ishte mënyra më e mirë për të më treguar tatuazhin? Më mirë thashë se s’ta them dot përballë. Mjaftoi që mami të merrte një surprizë”, tha Alma.