Është një prej yjeve më të diskutuar në Britaninë e Madhe, dhe paparacët anglezë nuk i rezistojnë dot dëshirës për ta fotografuar.
Edhe pse kanë kaluar 20 vjet që kur Katie Price ka hyrë në pejsazhin mondan britanik, ajo gjithmonë e gjen mënyrën të bjerë në sy. Këtë radhë, e bëri me shenjën e operacionit në gjoks. Katie është fotografuar në plazh me duar të ngritura, dhe shenjat që I duken poshtë rrobebanjove.
Ajo vetë e ka pranuar se ka bërë shumë ndërhyrje estetike, duke përfshirë dhe ato në fytyrë.
Katie preferon bisturinë, sepse e konsideron më të sigurtë sic thotë, sesa “ të fusësh në fytyrë substanca kimike“.