Bëhuni gati, një tjetër dasmë në familjen mbretërore është rrugës!

0
Gjigandi

Flora Alexandra Ogilvy, kushurira e Princ Harry dhe William është fejuar me të dashurin e saj Timothy Vesterberg.

Lajmi pason disa dasma mbretërore të ndodhura së fundmi si ajo e Lady Gabriella Windsor, Princeshës Eugenie dhe Dukës së Sussex.  Princesha Beatrice pritet gjithashtu të martohet së shpejti, pasi shpalli fejesën e saj në shtator.

Ogilvy, një konsulente arti, ndau lajmin e lumtur në Instagram me një foto të realizuar nga babai i saj James Oglivy. Duke mos e përmbajtur gëzimin, 24-vjeçarja e komentoi foton krah të fejuarit me fjalët: “Jemi fejuar! I dashuri im Timothy më propozi për martesë dhe ne jemi shumë të lumtur”.

Nga ana e tij 26-vjeçari shpërndau të njëjtën foto dhe e komentoi: “Gjithmonë e pëprgjithmonë”. Suedezi, ish-sportist hokej, kohët e fundit u transferuar në Londër ku ndodhet e fejuara e tij, për t’u bërë një bankier investimesh.

Nuk dihet se kur dhe ku do të zhvillohet ceremonia martesore e dy të rinjve, por nëse martesa ndodh vitin e ardhshëm atëherë do të kemi dyu ceremoni mbretërore brenda 1 viti pasi edhe princesha Beatrice ka planifikuar të martohet në vitin 2020.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu