Bashkëprezantuesja në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, ka deklaruar se nuk mund të rrish gjithë jetën me një partner.
E pranishme në studio, teksa diskutohej pikërisht për temën ‘një partner për gjithë jetën’, Alesia tha se kjo gjë është shumë e vështirë.
Ajo shtoi më tej se e vështirë është edhe për të gjetur njeriun e duhur, sidomos në një moshë në të cilën ndodhet Bami.
“Unë mendoj se nuk rrihet gjithë jetën me një partner. Është shumë e vështirë. Po aq e vështirë është edhe të gjesh njeriun me të cilin do të kalosh gjithë jetën,”- tha Alesia Bami.
Publikisht, Alesia Bami nuk ka bërë të njohur asnjë të dashur.