Juve e shet Costan, transferon sensacionin e Premierligës

0
Gjigandi

Juventus po fton për një luftë ofertash mes Manchester City dhe PSG për Douglas Costas, duke kërkuar yllin e Wolves, Raul Jimenez si zëvendësues të tij.

Sipas Tuttosport, Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi do të sakrifkohen këtë verë, për të mbledhur fonde për transferimin e lojtarëve më të përshtatshëm për vizionin e Maurizio Sarrit.

Anësori Douglas Costa, është dëshirë e Manchester Cityt dhe PSG, me brazilianin që në shtator mbush 30 vite.

Ai ka kontribuar me tri gola dhe shtatë asistime në 27 paraqitje konkurruese për Juventusin këtë sezon.

Tuttosport përmend si zëvendësim të tij Raul Jimenez, i cili është duke shkëlqyer në Premierligë në fanellën e Wolves.

RonaTyra

Jimenez është blerë nga Benfica për 41 milionë euro, teksa ka shënuar 26 gola në 51 ndeshje zyrtre për Wolves këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu