Bebe Rexha ka arritur të jetë një nga këngëtaret më të famshme në botë dhe e gjithë kjo fal talentit dhe zërit të saj unik.
Por, përveç me muzikë ajo shpesh dinë të jetë në qendër të vëmendjes edhe me postimet e ndryshme që bën, madje ajo shpesh herë i tejkalon edhe kufijtë
Së fundi ajo ka publikuar një fotografi teksa ka bërë një gjest të pahijshëm i cili edhe u komentua shumë.
30 vjeçarja ngriti gishtin e mesit për të treguar se nuk i bën fare për mendimet e të tjerëve.
“Njerëzit vazhdojnë të thonë Bebe duhet të buzëqeshni më shumë. Postoni më shumë foto nga ju duke buzëqeshur që dukeni kaq emo. Shkruaj këngë të lumtur. Bëhu e lumtur. Pra, këtu është versioni im i një fotografie të buzëqeshur”, ka shkruar Bebe përkrah fotos.
Ndryshe, së fundi Bebe prezantoi shpalljen e nominimeve për ‘Grammy Awards’, teksa vet mbeti jashtë tyre.