Marina e befasoi në mënyrën më të mirë Getin.
Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi sot ka festë, kjo ngase me këtë datë ai mbushi 38 vjet jetë.
Natyrisht, se me rastin e ditëlindjes nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat për reperin, madje edhe befasitë e këndshme.
Në minutat e parë të kësaj dite, moderatorja ishte kujdesur që ta zbukuronte ambientin ku do të festonte dhe porositi tortë, që simbolizonte klipin e ri të Getit.
“ Faleminderit per kete torte te mrekullushme dashuria ime @marina_vjollca“, ka shkruar Getoar Selimi.