Prezantuesja televizive, Kate Garraway ka lajmëruar se bashkëshorti i saj është zgjuar nga koma që ishte për shkak të virusit korona.
Kate ka treguar se bashkëshorti i saj është zgjuar por me “vetëdije minimale”. Edhe pse ai u zgjua nga koma për bashkëshorten e tij nuk është një lajm shumë i mirë sepse nuk e ka shërimin e sigurt, shkruan “The Sun”.
“Në po mundohemi të jemi pozitiv dhe po bëjmë gjithcka për ta ndihmuar të shërohet. Une dhe fëmijët komunikojmë çdo ditë me të”, ka thënë prezantuesja, shkruan “Bota Sot”.
Gjithashtu, Kate ka treguar se mjekët e kan këshilluar t’i rikthehet punës dhe jetës të përditshme sepse shërimi i bashkëshortit të saj mund të kalojë me disa vjet.