Në llogarinë e tij në Instagram, Stresi ndau me ndjekësit një lajm që e pikëlloi pa masë.
Qeni i tij Dei ndërroi jetë disa orë më parë dhe kjo ishte dita më e trishtuar për reperin.
Ai ka treguar ndjenjat e tij të sinqerta në Instagram, duke na e thyer edhe ne zemrën.
“Askush s’mund ta kuptojë dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm ai kush e ka provu vetë.”- janë fjalët pikëlluese të Sresit për qenin e tij besnik.
Dei ishte prej vitesh pjesëtar i familjes së reperit dhe sigurisht partnerja e tij, Keisi, ishte miqësuar tepër me të.
Sapo ka mësuar lajmin, Keisi gjithashtu ka treguar hidhërimin e saj të madh në rrjete sociale.
Ajo ka ndarë video me qenushin nga momentet e tyre më të bukura së bashku, ndërsa postimin e ka shoqëruar me emoji me sytë plot lot.
Dashuria për kafshët është e pakushtëzuar dhe kush ka të tilla vetë, do ta kuptojë më mirë dhimbjen e thellë të Stresit dhe partneres së tij.