Bebe Rexha shijon kohën me të dashurin gjatë pushimeve, ndërsa thekson figurën e saj të trupit

0
Bebe Rexha shijon kohën me të dashurin gjatë pushimeve, ndërsa thekson figurën e saj të trupit
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale gjatë këtij viti.

Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar për fansat disa fotografi të reja, duke dhënë kështu indikacione se shumë shpejt mund të pritet diçka e re nga ajo.

Ndërkohë, Rexha duket se po ndjehet e lumtur dhe më se e plotësuar edhe në jetën private.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

RonaTyra

Kjo pasi 32-vjeçarja publikoi të premten një sërë fotografish të realizuara në bregdet, ku shihej mjaft e lumtur dhe në formë të mirë fizike.

Në imazhin e parë, ajo madje mund të shihet me dorën e kapur nga i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje prej dy vitesh.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë në një tjetër fotografi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” nuk hezitoi të shfaqte linjat e trupit, në një kostum veror me material rrjete ngjyrë kafe.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe bën tash e një vit prej se kur ka publikuar albumin e saj më të fundit, “Better Mistakes”, i cili u prit mirë nga publiku, gjersa ende nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor që nga fillimi i vitit 2022.

/abc24.al/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu