Princi Philip sot feston ditëlindjen e 99-të

0
Gjigandi

Buckingham Palace ka publikuar një fotografi të re të Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgh për të shënuar 99 vjetorin e lindjes së Dukës.

Princi Philip, i cili po feston sot ditëlindjen, ka qëndruar me Mbretëreshën në Kalanë Windsor gjatë mbylljes në periudhën e pandemisë Covid-19.

Për të shënuar këtë datë u publikua një fotografia e realizuar në tokat e kështjellës gjatë motit me diell javën e kaluar. Kjo është foto e parë publike e Dukës që kur u pa duke u larguar nga spitali në Londër në 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Princi Filip kaloi katër net në Spitalin privat të Mbretit Edward VII në lidhje me një “gjendje para-ekzistuese”.

Princi Philip, i cili është martuar me Mbretëreshën për 72 vjet, rrallë herë është parë në publik pasi është pensionuar nga detyrat mbretërore në vitin 2017.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu