Arsyet pse gratë e forta e kanë të vështirë të gjejnë dashurinë e vërtetë

0
Gjigandi

Gjithkush, në kërkim të dashurisë. Por për disa arsye, disa e kanë më të vështirë se të tjerët. E kanë të vështirë që të gjejnë personin me të cilin ato mendojnë se duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre. Nëse je një prej atyre njerëzve, ndoshta ky artikull do t’ju ndihmojë të kuptoni pse.

Ja 10 arsye pse është më e vështirë për gratë e forta që të gjejnë dashurinë e vërtetë.

Gratë e forta asnjëherë nuk janë të kënaqura.

Ato kanë pritshmëri dhe standarde shumë të larta dhe madje edhe kur pëlqejnë dikë, ato zgjedhin të largohen nëse burri nuk i trajton ato siç duhet. Ato e dinë saktësisht se çfarë lloj personi meritojnë dhe nuk bëjnë kompromis për asgjë në botë.

Këto gra nuk kanë frikë ta thonë atë që mendojnë.

RonaTyra

Ato nuk kanë frikë të pyesin një person tjetër për gënjeshtrat që thonë ose për gjërat që bënë keq. Kjo është një tjetër arsye pse këto gra shpesh janë etiketuar si “frikësuese”.

Një grua e fortë nuk ka “nevojë” për një burrë.

Ajo mund të ndiejnë nevojën për dashuri dhe mbështetje në jetën e saj, por kurrë nuk ka nevojë për një burrë që të ndihet e plotësuar. Dashuria, është gjithmonë një opsion për të, jo diçka që dëshpërimisht ka nevojë për të mbushur zemrën e saj të vetmuar.

Një grua e fortë di se si të ecë përpara.

Ajo e di se kur t’i lërë gjërat të shkojnë dhe ajo kurrë nuk do të lutet për dikë apo për një shans të dytë. Ajo e bën këtë, sepse gjithmonë ka siguri se do të mbijetojë dhe se jeta ka rezervuar diçka më të mirë për të.

Gratë e forta kurrë nuk tolerojnë trajtimin si një opsion.

Ato nuk e lejojnë atë. Ato vlerësojnë përkushtimin e plotë dhe çdo gjë më pak se kjo është gjithmonë një faktor vendimtar.

Një grua e fortë nuk luan sipas rregullave, as në jetë, as në dashuri.

Ato nuk kufizohen vetëm në standardet e vendosura nga shoqëria. Pra, mos prisni që një grua e fortë të ndjekë praktikat e zakonshme të takimeve. Mund t’ju habisë me guximin dhe natyrën e saj të guximshme.

Një grua e fortë di se si të merret me refuzimin.

Ajo nuk ka frikë të dëgjojë një “jo”, ajo e ka dëgjuar më parë dhe mund ta dëgjojë përsëri, por kjo nuk do ta ndalë atë. Një grua e fortë përballet me shumë refuzime në jetë, sepse ajo ka guximin të shkojë përpara dhe të kërkojë atë që ajo dëshiron në vend që të presë që gjërat të vijnë tek ajo.

Gratë e forta kanë tendencë t’i bëjnë të gjitha pyetjet e vështira.

Ato do t’i bëjnë një burri të gjitha pyetjeve që ai gjithmonë përpiqet të shmangë. Ato do të pyesin se si e mendojnë marrëdhënien dhe çfarë kërkojnë në të ardhmen.

Ato do të pyesin nëse mund t’i takojë miqtë dhe familjen tuaj për t’u përfshirë më shumë në jetën tuaj. Këto gra janë kureshtare dhe të pasionuara për gjithçka që jeta ka për të ofruar.

Gratë e forta janë zhgënjyer, sepse dikush në të kaluarën ka thyer zemrat e tyre.

Ato mund të sillen sikur të ishin të pathyeshme. Ato mund të sillen sikur asgjë në botë nuk ka fuqi për t’i influencuar. Por ato kanë qenë të dashuruara më parë. Ato janë zhgënjyer dhe e dinë se çfarë do të thotë të ndiesh dhimbje. Por kjo thyerje në zemrat e tyre i ka bërë ato më të mençura dhe jo indiferente.

Ato kanë ende shumë dashuri për t’i dhënë botës, por duan të jenë të sigurta për ata që e meritojnë vërtet.

Një grua e fortë nuk ka nevojë për aprovimin e njerëzve rreth saj.

Ajo vetëm duhet të pranojë suksesin e saj, punën e saj, miqësitë e saj dhe mënyrën se si ajo jeton jetën e saj. Ajo e di që personi i duhur do të vijë në kohën e duhur. Dhe nuk i lejon kurrë partnerit të ndërhyjë në punën e saj, në miqësi dhe në rutinën e jetës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu