Njerëzit shpenzojnë rreth 90% të kohës së tyre në ambiente të mbyllura. Dhe kjo është … shumë. Por nëse keni bimë në shtëpinë ose zyrën tuaj keni mundësi të merrni disa nga benefitet e Nënës Natyrë, që janë shumë të rëndësishme. Sigurisht që ju duhet t’i ujisni, t’i ndërroni pozicionet, dhe të mbillni të tjera herë pas here.
Por nga ana tjetër këto bimë po kujdesen për ju, mendërisht dhe fizikisht. Këtu janë 5 efektet pozitive që kanë bimët në shtëpi apo zyra.
Ju ngrenë humorin
Dhe kjo jo vetëm sepse janë të bukura për t’i parw. Në të vërtetë kanë efekte fiziologjike dhe psikologjike në trupin tuaj. Studimet tregojnë se bimët në ambientet e mbyllura reduktojnë stresin tuaj duke ulur presionin e gjakut. Bimët gjithashtu mund të sigurojnë stabilitet dhe rehati duke stimuluar shqisat tuaja dhe duke nxitur ndjenjat e këndshme të lidhura me mjedisin natyror. Sipas studimit një ose dy bimë ju ndihmojnë shumë.
Pastrojnë ajrin
Bimët ju lejojnë ‘të merrni frymë lehtë’ duke rritur sasinë e oksigjenit në ajër nëpërmjet fotosintezës, si dhe duke pastruar ajrin me anë të heqjes së toksinave si benzina, monoksidi i karbonit dhe formaldehid.
Ato thithin komponimet toksike,që mund të vijnë nga veshjet, mobiliet dhe lëndët djegëse, në indet e tyre dhe i lirojnë ato si nënprodukte të padëmshme. Kjo ju bën shumë mirë për shëndetin duke pasur parasysh se ndotja e ajrit të brendshëm mund të rrisë rrezikun për goditje në zemër apo për sëmundjen ishemike të zemrës.
Ju ndihmojnë të flini
Ndërsa shumica e bimëve prodhojnë oksigjen gjatë ditës nëpërmjet fotosintezës, të tjera e bëjnë këtë gjatë natës përmes një procesi të quajtur “metabolizëm i acidit crassulacean” (CAM).
CAM do të thotë që poret në gjethet e bimëve qëndrojnë të hapura gjatë natës për të pastruar ajrin. Kur vendosen në dhomën tuaj të gjumit, bimët CAM rrisin nivelin e oksigjenit, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit dhe ju ndihmon të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës duke reduktuar potencialisht vështirësinë në frymëmarrje dhe gërhitjen.
Rrisin kreativitetin dhe ju bëjnë më produktivë
Nëse nuk keni, patjetër që duhet të vendosi disa bimë në ambientin tuaj të punës sepse ndihmojnë në rritjen e kreativitetit tuaj, në kujtesë dhe produktivitet.
Mahnitëse? Po. E habitshme? Jo, kur e mendoni sesa mirë është për trurin tuaj nëse merrni pak pushim nga ekrani i kompjuterit dhe shijoni disa gjethe jeshile. Sipas studimit punonjësit janë 15% më produktivë në vendet e punës që janë të mbushura me bimë dhe kanë kujtesë më të mirë.
Ju mbajnë të shëndetshëm
Falë mikroklimës të tyre që liron lagështi, bimët jo vetëm që freskojnë ambientin por gjithashtu zvogëlojnë sasinë e pluhurit në masën 20%. Ky është një lajm i mirë për ju dhe sistemin tuaj imunitar, sepse ajri i thatë dhe pluhuri mund të infektojnë dhe të irritojnë rrugët tuaja të frymëmarrjes.
Me disa bimë në ambientin ku ju qëndroni, simptoma të tilla si kolla, rrjedhja hundëve, kruarja e syve, dhimbja e fytit dhe lodhja janë shumë të ulëta.