Një polic meksikan, i cili ishte pjesëtar i njësisë elitare dhe që kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme në një parking.
Eduardo Triana Sandoval u qëllua me 150 plumba në Kuliakan të Sinaloas, 15 minuta pasi kishte mbaruar turnin.
Makina ku ai ndodhej është qëlluar nga një breshëri plumbash. Sandoval ishte një nga policët që kishin ndihmuar me përballjen kundër karteleve, pasi u arrestua djali i El Çapos, Ovidio Guzman.
Gjatë muajit të kaluar ai kishte ndihmuar në kapjen e Ovidio Guzman, djalit të narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.
Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane.