Arrestohet pedagogu që kërkoi seks me studenten në këmbim të notës – Lajmi i Fundit – Lajme

0
344
blank
Gjigandi

Arrestohet nga policia e Elbasanit pedagogu Denis Himçi, pas publikimit në media të një video-përgjimi ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje. Denis Himçi është doktor shkencash, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Neësbomb.al mëson se Denis Himçi është vëllai i sekretarit të Partisë Demokratike në Elbasan, Bledi Himçi.

Emisioni investigativ Stop publikoi në puntatën e sotme rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë pedagogu në video.

Lexo edhe:  Termetet, ministria e Arsimit pezullon mësimin në të gjitha shkollat - Lajmi i Fundit - Lajme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu