Nisen punëtorët e parë sezonalë drejt Greqisë, ja kur pritet të hapet kufiri

0
Gjigandi

Pas mbylljes së kufijve dhe bllokimit të lëvizjes si pjesë e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e Covid-19, sot ka nisur udhëtimi i punëtorëve sezonalë drejt Greqisë.

Ata kanë mundur të kalojnë përmes pikës kufitar të Kakavijës.

Ju kujtojmë se qeveria greke ka shtyrë deri në 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë. Njoftimi i është dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë. Deri në datën 15 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditë) dhe drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë lejeqëndrimi në Greqi.

Po ashtu, drejt Greqisë do të lejohen të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar në lejeqëndrim. Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu