Ariana Grande ende vuan nga “PTSD”, 3 vite pas sulmit në Manchester

0
Gjigandi

3 vite më parë një sulm kamikazë morri jetën e 22 personave në Manchester.

Menaxheri i Ariana Grande, Skotter Braun ka zbuluar se këngëtarja është akoma duke vuajtur nga sulmi i bërë tre vite më parë në Manchester Arena, shkruan DailyMail.

Një kamikaz vrau 22 dhe plagosi 139 persona kur ai shpërtheu një bombë teksa njerëzit po linin koncertin e Arianës në Mançester më 22 maj 2017.

Duke folur në përvjetorin e tretë të sulmit, menaxheri shpjegoi se ylli i popit ka çrregullim stresi post traumati.

Sipas The Mirror, Scooter, i cili së bashku me Ariana Granden vizituan familjet dhe të plagosurit në spitalin e fëmijëve Royal Manchester në ditët pas sulmit, tha: “Ajo ka PTSD, ajo vuan ende deri më sot”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu