Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë

0
Gjigandi

Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, festojnë sot të dy ditëlindjen dhe me këtë rast, moderatorja zbuloi në Instagram edhe faktin që është në pritje të ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, shokun e ngushtë, njeriun që gëzon zemrën time, i cili së shpejti do të bëhet baba. Të dua.”

Në fillim të marsit, Anabel dhe ndjekës në rrjete social vunë re detaje të dyshimta gjatë një puntate të “Dua të të bëj të lumtur”. Veshja nga Elisabetta Franchi nxirrte në pah barkun paksa të rrumbullakosur dhe për më tepër, regjia (nën drejtimin e Eduart Grishajt) kujdesej që moderatorja të kishte përgjithësisht një plan bust. Megjithatë e kontaktuar nga Anabel, Arbana mohoi zërat duke thënë se “është thjesht fundi i ngushtë”.

Moderatorja nuk zbuloi detaje të tjera për shtatzëninë. Ky është fëmija i parë i çiftit. Arbana është nënë e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin, Ardit Kero.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu