Më 7 maj, në ditën e ditëlindjes së tyre të përbashkët, Arbana dhe Eduarti dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bekohen me një fëmijë.
Çifti po e pret me padurim ditën kur do ta mbajnë në krahë bebin e tyre.
Revista “Story”, ka zbuluar se bebi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë. Lajmin e kanë konfirmuar disa miq të çiftit.
Deri tani Arbana ka preferuar të mos zbulojë më shumë detaje për shtatzëninë.
Ndërsa Eduarti i ftuar në “E diell”, u shpreh se nëse fëmija i tyre ishte vajzë do dëshironte të bëhej regjisore dhe nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.