Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, ka publikuar në rrjetin social Facebook, foton ku tregohen aplikimet për azil në BE gjatë vitit 2019, ku në raport me popullsinë, Shqipëria renditet e para.
Sipas tij, nuk duhet të ketë një shpopullim të këtyre përmasave, pasi Shqipëria nuk është vend lufte.
Postimi i Tavos në Facebook
Duke ju uruar një fundjavë të bukur, mbi të gjitha ju uroj një të ardhme më të mirë, për të gjitha familjet dhe rininë tonë, që të mos largohen nga vendi të detyruar nga skamja dhe varfëria, keq-qeverisja, korrupsioni e papunësia, por të ndërtojmë një të ardhme më të mirë plot shpresë, mundësi, punësim dhe ekonomi të zhvilluar që sjell të ardhura në çdo familje të qarkut të Gjirokastrës e mbarë vendit.
Kurrë më shpopullim i këtyre përmasave.
Vendi ynë nuk është vend lufte por anëtar i NATO-s dhe në zemër të Evropës.
Për një Shqipëri evropiane. Për një të ardhme evropiane!