Angelina Jolie zbulon se ishte ndarë nga Brad Pitt për ‘mirëqenien’ e familjes së saj.
Ylli i Hollivudit tha se ishte “vendimi i duhur” për të përfunduar martesën e saj dy vjeçare me Brad Pitt, shkruan Sky News.
Angelina Jolie ka zbuluar se është ndarë me Brad Pitt për “mirëqenien” e familjes së saj, pasi ajo vazhdon të “përqëndrohet në shërimin e tyre”.
Aktorja e Hollivudit tha se ishte “vendimi i duhur” për t’i dhënë fund martesës pas pak më shumë se dy vjet dhe ajo vlerësoi fëmijët e tyre si “gjashtë njerëz shumë të guximshëm, shumë të fortë”.
“Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që ata e dinë të vërtetën”, tha ajo për Vogue Global Network.
Jolie, tani 45 vjeçe, takoi për herë të parë bashkëshortin e saj më 2005 kur ata të dy luanin bashkë “Mr & Mrs Smith”.
Ata u kurorëzuan në gusht të vitit 2014 në jug të Francës, por në shtator 2016 Jolie kishte bërë kërkesë për divorc, duke përmendur ndryshime të pakonkurueshme.
Çifti ka gjashtë fëmijë së bashku, tre prej tyre fëmijë biliogjikë dhe tre të tjerë të birësuar.
Në intervistë, ylli Maleficent tha se ajo fillimisht kishte dyshime për birësimin e djemve të saj më të mëdhenj, Maddox dhe Pax, të cilët janë me origjinë nga Kamboxhia dhe Vietnami, duke treguar “historinë e ndërlikuar” të përbashkët nga të dy kombet.