Ylli i “Maleficent”, 45 vjeç, ka tre fëmijë të birësuar me ish-burrin e saj dhe aktorin, fitues të çmimit “Oscar”, Brad Pitt.
Ata janë Maddox Chivan, 18 vjeç, Pax Thien, 16 vjeç dhe Zahara Marley, 15 vjeç.
Brad dhe Angelina gjithashtu kanë tre fëmijë biologjikë: vajzën Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët 11-vjeçarë, Knox dhe Vivienne.
Djali i saj i madh Maddox vjen nga Kamboxhia, ndërsa Pax është nga Vietnami, dhe Zahara është nga Etiopia.
Angelina tha: “Ajo që është e rëndësishme është të flasim hapur për të gjithë këtë dhe ta ndajmë me të tjerët. ‘Birësimi’ dhe ‘Jetimi’ janë fjalë pozitive në shtëpinë tonë.
“Me fëmijët e mi të birësuar, unë nuk mund të flas për shtatëzani, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin që kam bërë për t’i gjetur ata, për ndjesinë se si ishte t’i shihnit për herë të parë në sy.”
Aktorja foli gjithashtu për atë që prindërit birësues u detyrohen fëmijëve kur prejardhja është kaq e ndryshme nga e tyre.
Angelina shtoi: “Të gjithë fëmijët e birësuar vijnë me një mister të bukur të një bote që po takon botën tënde.”
“Kur ata janë nga një racë tjetër dhe tokë e huaj, ai mister, ajo dhuratë, është kaq plotësuese.”
“Ata kurrë nuk duhet të humbasin kontaktin nga kanë ardhur. Ata kanë rrënjë që ju nuk i keni. Nderojini ata. Mësoni prej tyre. Është rrugëtimi më i mahnitshëm për t’u ndarë me të tjerët.”
Ajo përfundoi: “Ata nuk po hyjnë në botën tuaj, ju po hyni në botët e njëri-tjetrit.”
Jolie kishte qenë në një lidhje me Brad Pitt që nga viti 2005 përpara se ata përfundimisht të martoheshin në 2014-ën.
Martesa e tyre përfundoi dy vjet më vonë, në 2016, kur u ndanë dhe Angelina paraqiti kërkesën për divorc, përpara se të ndanin kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Ajo ishte martuar më parë me aktorin Johnny Lee Miller nga 1996 deri në 1999, përpara se të martohej me aktorin Billy Bob Thornton nga 2000 në 2003.