“Anej”, balada fantastike e Jehona Sopit, në Këngën Magjike

0
275
Gjigandi

Jehona Sopi rikthehet për të konkurruar në festivalin “Kënga Magjike” për herë të katërt.

Ajo është një këngëtare që ka spikatur për zërin e saj por edhe për dinamikën e këngëve që ka sjellë për publikun. Jehona e ka nisur karrierën shumë herët ndërsa ka qenë pjesë e disa kompeticioneve muzikore, ku është vlerësuar për prurjet artistike.

Në vitin 2003, Jehona ka konkurruar në “Kënga Magjike” me këngën “Tash dhe përsëri” një bashkëpunim me O2; në vitin 2007 kënga “Fustani i bardhë” u vlerësua me “Çmimin Best Vocal”, duke u renditur në vendin e pestë.

Ndërsa në 2013, Jehona konkurroi me këngën “Të shkuara” dhe fitoi “Çmimi TV Klan”. Pas një shkëputjeje të gjatë jo vetëm në Kënga Magjike, por edhe në tregun muzikor, Jehona Sopi rikthehet pas 6 vitesh me këngën “Anej”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu