Albërie Hadërgjonja nuk njihet më: ajo duket si motra e dy vajzave të saj në fotot e fundit, të realizuar në në Turqi.
Albërija, Anxhelina, dhe Agnesa shihen në foto në një shtrat të veshura me fustane elegante dhe plot shkëlqim në ngjyrë blu të thellë, ndërsa qeshin e festojnë me shampanjë në duar!
Ato duket se kanë realizuar një sesion fotografik në një nga hotelet më luksoze në Stamboll të Turqisë.
Edhe Anxhelina e Agnesa kanë postuar një nga fotografitë e këtij fotosesioni, ndërsa motrat shfaqen shumë tërheqëse me këmbët e zbulura.
Me shumë gjasë, këto foto të bukura do të pasohen dhe nga shumë të tjera, teksa të treja ato janë duke kaluar disa ditë te mrekullueshme bashkë nga Amerika në Turqi.