Aktorja e njohur u lirua nga burgu

0
Gjigandi

Felicity Huffman doli nga burgu.

Pasi kaloi më pak se dy javë brenda qelisë, aktorja e serialit të famshëm “Desperate Housewives” u lirua sot nga Instituti Federal Korrektues Dublin.

Ajo u dërgua aty pasi kreu disa mashtrime dhe tani po e “vuan” një vit lirim të mbikëqyrur, së bashku me 250 orë shërbim në komunitet dhe një gjobë prej 30.000 dollarësh.

Ajo u deklarua fajtore për përfshirjen e saj në skandalin e pranimeve në kolegj në fillim të vitit 2019 dhe lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje për atë që bëri.

“Në dëshpërimin tim për të qenë një nënë e mirë, mendoja se ajo çka bëja ishte që vajzës sime po i ndihmoja. Tani e shoh ironinë në atë deklaratë sepse ajo që kam bërë është e kundërta e drejtësisë. E kam shkelur ligjin, kam mashtruar komunitetin arsimor, kam tradhtuar vajzën time dhe kam dështuar familjen time”, ka pas thënë ajo gjatë asaj kohe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu