Aktorja e ‘Game of Thrones’, Emilia Clarke, nuk pranon skenat nudo

0
Gjigandi

Njëra nga aktoret kryesore të ‘Game of Thrones’, Emilia Clarke tha së fundmi se asaj i është bërë presion për të pranuar skena nudo në projekte pas rolit të saj si Daenerys Targaryen në filmin Game of Thrones, ku ajo shihet here pas here nudo.

Megjithatë Clarke ka qenë e shpejtë në replikën e saj, duke theksuar se i respekton kufijtë e saj.

“Unë jam shumë e kujdesshme dhe e kënaqur me këtë që jam, dhe jam në rregull”, u shpreh Clarke gjatë një interviste.

Ajo shtoi: “Unë kam pasur presione që të pranoj të luaj nudo nëpër disa role, pas rolit në Game of Thrones”.

Emily bëri të ditur se ndihet komode të luaj në suaza të normales, andaj nuk pranon më të përfshihet në skena nudo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu