Mark Wahlberg sapo ka bërë një deklaratë që mund të iu befasoi. Aktori është shprehur se ai është alergjik në pothuajse çdo gjë.
Por, aktori 49-vjeçar i nominuar me Oscar në Instagram ndau një foto ku shihet pa këmishë dhe tregoi që ka bërë testin e lëkurës për çrregullime alergjike. Në foto, shihet se lëkura e Markut kishte një reagim të keq ndaj shumë substancave që u testuan.
“Mu deshën 49 vjet për të kuptuar se jam alergjik për pothuajse gjithçka”, ka shkruar aktroi në mbishkrim.
Mark njihet si person i dedikuar ndaj shëndetit dhe fitnesit dhe një nga bizneset në të cilat ka investuar është F45 Training. Kompania ka 1.750 palestra në mbarë globin dhe biznesi është i ndërtuar me rreth 45 orë mësimi stërvitje.