41 persona aktiv të infektuar me COVID-19 janë tani për tani në komunën e Lipjanit.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti.
Ahmeti tha se numri i të infektuarve po shtohet dita ditës ,andaj kërkohet kujdes i shtuar i të gjithëve.
Tutje ai shtoi se edhe në Lipjan duhet të respektohet orari i punës së kafiterive, restoranteve dhe shërbimeve tjera të gastronomisë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar,
Beteja me Covid-19 po vazhdon.
Aktualisht në Komunën tonë janë 41 raste aktive të identifikuara me Covid-19.
Numri i të identifikuarve po shtohet dita ditës andaj kërkohet kujdes i shtuar i të gjithëve!
Si reflektim i kësaj situate jemi të shtrënguar në zbatimin e masave të aprovuara nga Qeveria e Kosovës.
Edhe në Lipjan duhet të respektohet orari i punës së kafiterive, restoranteve dhe shërbimeve tjera te gastronomisë.
Ne me mirëkuptim ju ftojmë të vazhdojmë të respektojmë rekomandimet dhe vendimet e IKSHP-së dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I.A