Agon Amiga dhe K-Albo janë duke punuar për projektin e ri.
Agon Amiga dhe K-Albo kanë filluar punimet për projektin e tyre të ri, i cili nuk pritet të vonohet edhe shumë deri në publikim.
Reperi i cili ishte dikur pjesë e ‘Babastars’ ka hyrë në llogarinë e tij në Instagram për ta ndarë një imazh nga prapaskenat e duetit me K-Albon.
Kujtojmë se ky bashkëpunim nuk është i vetmi për dyshen, pasi edhe muaj më parë ata kishin bashkuar forcat për këngën ‘Allo ti bruda’.