Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka arritur ti fitojë zemrat e publikut që nga dalja e parë në skenë duke u admiruar për punën që ka vazhduar ta sjellë për vite me radhë.
Ani pse jeta profesionale e saj tashmë dihet por as jetën private bukuroshja nuk e mbajti larg syrit të medieve duke e zyrtarizuar lidhjen me milionerin Serjova Markov.
Edhe pse u kritikua që pati lidhje dashurie me një më të moshuar se ajo, këngëtarja ka vazhduar lidhjen e saj duke mos e pasur probleme për fjalët e të tjerëve, duke dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë.
Nga dashuria e tyre lindi djali Joni, me të cilin kalojnë kohë të lumtura bashkë duke vizituar vende përrallore si një familje perfektë që janë.
Në rrjetin social Adelina së fundmi ka ndarë një imazh në krahët e bashkëshortit në të cilën ka pozuar e buzëqeshur dhe tejet e lumtur.
Mbase kjo dashuri dhe respekt arrin ta bëjnë të lumtur Adelinën në këtë kohë pandemie.