Adelina Ismajli kujton me mall të nënën e saj të ndjerë, përlot me statusin e saj

0
Gjigandi

4 vite më parë nëna e këngëtareve të mirënjohura Adelina dhe Zanfina Ismaili, Mona u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Dhe sot Adelina e ka kujtuar atë me anë të një statusi me fjalë të ndjera që preku gjithë ndjekësit e saj duke treguar dhimbjen që ajo ndjen nga humbja e saj. 

Statusi i plotë:

‘Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiejt e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku ti më ke mësuar me fluturu, e këtë tokë që m’ke mësu me i’u kthy. E këta njërëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me e shpjegu diçka që nuk mbaron kurrë? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt ç’ka ke dasht e kam ndalu me e bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Më pak kishte me dhimbt me m’pas lanë kujtime pa krenari.Ti ma ke lamë rrugën e shtruar me dashni e mburrje për shumë jetë. E dy engjujt që veç të mirën e njohin. Përjetësisht puth dhe tokën kah ke ec mami’.

RonaTyra
Statusi i Adelinës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu