Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, por roli i tij ka qenë simbolik? Mediumi amerikan shkruan se dikush tjetër është lideri i vërtetë i ISIS-it!

0
Gjigandi

Operacionet amerikane të shtunën dhe të dielën kanë rezultuar në vdekjen e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi dhe zëdhënësit Abu al-Hassan al-Muhajir në Siri, por organizata tashmë ka caktuar një pasardhës, shkruan mediumi amerikan Newsweek.

Sipas këtij mediumi, Abdullah Qardash, nganjëherë i quajtur Karshesh dhe i njohur edhe si Hajji Abdullah al-Afari, ishte nominuar nga Baghdadi në gusht për të drejtuar “çështjet myslimane” të grupit, sipas “faqes zyrtare të ISIS” Amaq.

Megjithëse dihet pak për ish-oficerin ushtarak irakian i cili dikur shërbente nën udhëheqësin e ndjerë Saddam Hussein, një zyrtar rajonal i inteligjencës duke kërkuar të mos identifikohej me emër ose komb i ka thënë Newsweek se Qardash do të kishte marrë rolin e Baghdadit – megjithëse ai kishte humbur pjesën më të madhe të tij domethënëse deri në kohën e vdekjes së tij.

Bagdadi, i cili vdiq pasi thuhet se shpërtheu një jelek vetëvrasës, pas një operacioni të Delta Team.

Megjithatë, po sipas këtij zyrtari, roli i njeriut që “ndërtoi” kalifatin e vetë-vetëquajtur të ISIS-it nga dega irakiane e Al Qaeda-s, ishte bërë kryesisht simbolik.

RonaTyra

“Bagdadi ishte një figurë. Ai nuk ishte i përfshirë në operacione ose aktivitetet e përditshme”, citohet të ketë thënë zyrtari për Newsweek, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën në mëngjes se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi ishte vrarë pas një sulmi ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë.

“Abu Bakr al-Bagdadi është i vdekur”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur vrasjen e tij “përparësi të lartë të sigurisë kombëtare të administratës” së tij, shkruante CNN.

Presidenti tha se një mision i forcave të operacioneve speciale të SHBA-së shkoi pas udhëheqësit të ISIS-it dhe nuk pati vdekje të amerikanëve gjatë këtij operacioni.

Po sipas CNN, disa luftëtarë të ISIS-it dhe shokët e al-Bagdadi u vranë, duke përfshirë dy gra të veshura me jelekë vetëvrasës dhe tre fëmijë.

Gjithashtu, vlerëson ky medium, vdekja e al-Bagdadit shënon kulminacionin e një “gjuetie” për një kohë të gjatë për të gjetur një nga terroristët më të kërkuar në botë dhe njeriun që deklaroi një të ashtuquajtur Kalifat Islamik në Irak dhe Siri në vitin 2014.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu