Pak kohë më parë, ndjekësit e pallatit mbretëror menduan se pas shkëputjes nga ‘Kensington’, Meghan Markle do të rikthehej sërish në aktrim, duke qenë se më parë 38-vjeçarja ka aktruar.
Megjithatë burime pranë Markle kanë treguar se ndonëse ka marrë pjesë në narratimin e disa filmave në ‘Disnayland’, nuk do të jetë më pjesë e kinematografisë.
Sipas të njëjtave burime, Meghan nuk ka ndërmend të rikthehet më në ekran.
Kujtojmë se aktualisht Markle dhe Harry janë zhvendosur në Los Angeles, aty ku po shijojnë jetesën mes lirive të shumta dhe larg rregullave të pallatit mbretëror.